TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Topi i përdorur në finalen e Champions League, mes Liverpulit dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand për shumën e 24 mijë paundëve.
Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Në topin e finales së Champions League është e shkruar edhe fjala “paqe” në rusisht e në gjuhën ukrainase.
Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë. Drejtori i ndeshjes i lëshoi edhe një certifikatë autenticiteti në ato momente.