SPORT, 21 Qershor 2022, 17:57

I dha Gjermanisë Kupën e Botës në 2014, Mario Gëce rikthehet sërish në Bundesligë

I dha Gjermanisë Kupën e Botës në 2014, Mario Gëce

Mesfushori gjerman që aktivizohej me Borusian e Dortmundit dhe me Bajernin e Mynihut, është rikthyer sërish në Gjermani pas një aventure 2-vjeçare me PSV Aindhovenin në Holandë.

Njeriu i finales së Kupës së Botës në 2014 ka firmosur me fituesin e Ligës së Europës, Aintrahtin e Frankfurtit, duke u transferuar për një shumë prej 4 milionë eurosh.

30-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën gjermane dhe është gati që të rikthehet për të luajtur në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eintracht Frankfurt Official (@eintrachtfrankfurt)