TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali i Madridit nuk i jep shpresë Liverpoolit për një përmbysje të madhe në “Bernabeu”, në ndeshje e kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League.
“Los Blancos” jo vetëm që nuk pësuan gol, por shënuan në minutën e 79-të me Karim Benzemanë, që e çoi rezultatin e përgjithshëm në shifrat 6-2.
Një sfidë pa histori, edhe pse skuadra e Jurgen Kloppit e nisi me vrull takimin, por pa mundur të tundë rrjetën e portës së Courtois.
Madrilenët fituan edhe në kthim 1-0, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Napoli është bërë sot skuadra e tretë italiane që u kualifikua në çerekfinalet e Likës së Kampioneve.
E treta sipas radhës, por ajo që e kishte më të lehtë të kalonte më tej, duke mundur pastër Eitntraht Frankfurt në të dy sfidat.
Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Napoli e ka përsëritur edhe në shtëpi përballë gjermanëve, këtë herë me shifrat 3-0.
Protagonisti absolut ishte përsëri Osimhen, ai i cili shënoi dy gola për skuadrën italiane në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës. Zielinski me penallti pastaj vendosi vulën në këtë duel dhe kalimin në çerekfinalet e turneut ku shumëkush tashmë sheh Napolin mes favoritëve kryesorë për fitoren.