TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëse Torino mori tri pikë me shumë vlerë në fushën e Salernitanës në fitoren 1-0, duhet të falënderoj më së shumti Etrit Berishën me pritjet e tij.
Një ndër to pritje është shpallur më e mirë e javës 31-të të Seria A, me gardianin shqiptar që shpëton portën pas gjuajtjes së Ederson.
Portieri shqiptar, që po luan si titullar së fundmi në radhët e Torinos shfaqi edhe njëherë reflekset e tij, duke zgjatur dorën deri në limite për të pritur një top që ishte nisur në cepin e portës. Duke parë dinamikën dhe gjuajtjen potente të kundërshtarit, kjo pritje u zgjodh më e mira.
Berisha la pas portierë të kalibrit, si Handanoviç të Inter dhe Maignan të Milanit.
Mes pritjeve më të bukura ishte edhe ajo e portierit tjetër shqiptar Thomas Strakosha që ndaloi topin me trup thuajse në një gol të sigurtë i Sassuolos.
Dalja e shpejtë dhe e zgjuar e Strakoshës shpëtoi Lazion nga goli dhe nëse skuadra mori pikët e plota në fitoren 2-1, meritë të padiskutueshme ka edhe portieri shqiptar.