TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani po kalon një situatë kaotike në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme u mposht nga Udineze në “San Siro” me rezultatin 0-1, teksa tashmë kuqezinjtë e shikojnë veten në vendin e tretë me një diferencë –6 pikë nga kryesuesit e Interit.
Pas duelit të sotëm, një lumë vërshëllimash shkuan në adresë të skuadrës kuqezi nga tifozët e Milanit, që shprehën haptazi pakënaqësitë për ecurinë e skuadrës.
Loftus-Çik, Romero, Kalabria, Çau, Florenci dhe Pobega, ishin lojtarët e vetëm që patën guximin për të shkuar poshtë tribunës ku qëndrojnë ultrasit e Milanit, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat ndaj skuadrës, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës, përfshirë dhe trajnerin Pioli, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes u futën në dhomat e zhveshjes, duke shmangur përshëndetjen me tifozët.