TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e 12-të e Superiores ngre siparin ditën e sotme me vetëm një ndeshje që do të luhet në orën 17:00 në “Arenën e Demave”.
Erzeni do të presë Egnatian me të dyja skuadrat që kërkojnë tre pikët.
Rrogozhinasit vazhdojnë të jenë në vendin e parë dhe për këtë arsye do të kërkojnë një tjetër fitore të rëndësishme.
Nga ana tjetër, shijakasit vazhdojnë të jenë me ulje-ngritje këtë sezon dhe tre pikë do t’i ndihmonin që të ngjiteshin momentalisht në zonën e “Final 4”.
ERZENI – EGNATIA 17:00 “ARENA E DEMAVE”.