TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Stadiumi “San Siro” ka përcjellë mes vërshëllimave nga fusha e lojës lojtarët e Milanit, sot, pas një ndeshje që konfirmoi edhe një herë momentin “jo” të skuadrës së Stefano Piolit. Ajo është mundur në shtëpi jo nga ndonjë rival në luftën për titull apo Champions, por nga Udineze e cila festoi në Milano sot fitoren e parë të një sezoni ku lufton për mbijetesë.
Pjesa e parë e ndeshjes mes dy skuadrave dhuroi pak gjëra dhe nuk ishe aspak rastësi që edhe tifozët kuqezinj në pushimin e ndeshjes nisën vërshëllimat kundër skuadrës së tyre. Pioli ndryshoi me aktivizimin e Okafor dhe Adli pas pushimit, duke kërkuar më shumë sulmin, por ishte Udienze e cila shfrytëzoi një mundësi të artë që iu shfaq teksa fitoi një penallti të kontestuar gjatë për një kontakt të Adli me Ebusele në zonë.
Pereira nuk gaboi dhe i dha avantazhin Udinezes, që e kishte më të thjeshtë më pas të administronte lojën, duke parë se Leao dhe Zhiru prodhuan pak raste për shënim. Ata u zgjuan vetëm në fund, por portieri Silvestri ishte i pakalueshëm me ndërhyrjet e tij, duke mbrojtur këtë fitore që ishte e para e sezonit për skuadrën që noton në ujëra të turbullta në klasifikimin e Serisë A.
MILAN-UDINEZE 0-1
62′ (p) Pereira.