TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti i Kombëtares, Arbnor Muja, ishte protagonist mbrëmjen e sotme te skuadra e Antuverp, në triumfin 3-2 të arritur në shtëpi ndaj Genk, duel ky i vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit.
Futbollisti shqiptar, asistoi për golin e parë të sfidës të shënuar nga Jansen në minutën e 4-t, i cili e pati shumë të thjeshtë ta shtynte topin në rrjetë pas servirjes që i bëri Muja.
Ndërkohë Anverp shënoi edhe 2 gola të tjerë në pjesën e parë me Balikvishan në minutat 10 dhe 38, teksa për të ngushtuar diferencën mendoi sulmuesi me origjinë shqiptare i Genk, Andi Zeqiri, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 44-t. Por vetëm kaq, pasi skuadra e tij doli e humbur nga kjo përballje. Në fund festa ishte e gjitha për Antverpin e Mujës.