SPORT, 4 Nëntor 2023, 20:52

Interi mposht Atalantën dhe konsolidon kreun, Asllani fiton duelin kuqezi me Gjimshitin

Interi mposht Atalantën dhe konsolidon kreun, Asllani fiton duelin kuqezi

Interi mposht Atalantën në transfertë dhe konsolidon venin e parë në Seria A me 28 pikë. Ndërsa dueli i kuqezinjve i ka shkuar Kristian Asllanit, i cili hyri si zëvendësues në fund të ndeshjes, ndërsa Berat Gjimshiti mbetet një nga shtyllat e Atalantës në mbrojtje.

Pjesa e parë  nisi e ekuilibruar, por në minutën e 40-të Interi kalon në avantazh me Çalhanoglu që shënon me penallti. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për interistët, ku Lautaro fillimisht shënon, por i anulohet goli për pozicion jashtë loje.

Por nuk vonon dhe argjentinasi dyfishon me një perlë.  Në të 61-ën Skamaka shënon dhe hap ndeshjen. Atalanta e shton presion dhe rastet për shënim, por pa mundur që ta mposhtë portierin Somer për herë të dytë.

Skamaka 61’/ Çalhanoglu 40′, Lautaro 57′.