SPORT, 4 Nëntor 2023, 22:17

U zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë, Guardiola tregon shkallën e dëmtimit të Haland

U zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë,

Erling Haland u zëvendësua në startin e pjesës së dytë pasi norvegjezi pësoi një dëmtim gjatë përballjes së Mançester Sitit kundër Bournemuth, ku qytetarët triumfuan me rezultatin 6-1. 

Në përfundim të takimit, trajneri, Pep Guardiola dha një përditësim mbi gjendjen e dëmtimit të Haland, ku pranoi se ai mund të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mesjavë. 

“Pati një lëndim në kyçin e këmbës, ne nuk donim të rrezikonim me të pasi nuk ndihej rehat. Ai do të kthehet ndoshta të martën, ose të dielën”, ka thënë shkurtimisht tekniku spanjoll pas ndeshjes.