TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luis Suarez pritet që t’i bashkohet Inter Miamit. “ESPN” nga Uruguai ka raportuar se klubi nga MLS ka arritur marrëveshje me Gremion për sulmuesin uruguaian, transmeton Gazeta Express.
36-vjeçari do të largohet nga klubi me bazë në Porto Alegre në fund të sezonit në Serie A të Brazilit, që përfundon në dhjetor, pavarësisht se është vetëm në gjysmë të kontratës dyvjeçare që nënshkroi në dhjetor të vitit të kaluar.
Marrëveshja për një kontratë njëvjeçare me një opsion për rinovim për një vit të dytë është rënë dakord me Inter Miamin dhe gjithçka që mbetet tani thuhet se është vetëm edhe nënshkrimi i kontratës.
Suarez, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait me 68 gola në 137 paraqitje, është golashënuesi më i mirë i Gremio këtë sezon, me 10 gola dhe 10 asistime në 31 ndeshje.
Dy herë kampionët e Serie A janë të tretit në tabelë, tre pikë prapa liderit Palmeiras, me shtatë ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar deri në fund.
Kësisoj, Suarez te Inter Miami do të bashkohet me ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona; Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.