TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Frenk Lampard duket se është gati për një tjetër aventurë si trajner në futbollin anglez, por kësaj radhe në Championship.
Legjenda e Anglisë dhe e Çelsit është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Bristol Sitit, skuadër ku aktivizohet mesfushori i talentuar i Kombëtares, Anis Mehmeti.
Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për 22-vjeçarin shqiptar, pasi Lampard njihet për punën e tij me talentet dhe mund t’i japë më shumë minuta Mehmetit në dispozicion.
Kujtojmë që Lampard është trajneri i parë që i dha besim Armando Brojës me Çelsin, kur e aktivizoi atë me ekipin e parë të “Bluve” kur ishte vetëm 18 vjeç në një sfidë të Premier Ligës kundër Evertonit.