SPORT, 7 Nëntor 2022, 14:30

“Short i veçantë”, drejtori sportiv i Bajernit: Të luash kundër PSG-së është gjithmonë e vështirë

“Short i veçantë”, drejtori sportiv i Bajernit: Të

Bajern Mynih do të përballet me PSG-në në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Pas këtij shorteu ka reaguar edhe drejtori sportiv i bavarezëve Hasan Salihamixhiç.

“Shorti ishte i veçantë, të luash kundër PSG-së është gjithmonë e vështirë. Ne do t’i luajmë sa më mirë të dyja ndeshjet, pastaj të shohim si do të shkojë”.

Cili është efekti i mos gjetjes së Juventusit në këtë short të Champions League?

“Më falni, kalova një kohë të mirë atje. Do t’i pres vitin e ardhshëm bardhezinjtë, mendoj se mund të fitojnë Europa League”.

A do të ketë përforcime të tjera në merkaton e janarit skuadra bavareze?

“Do të varet shumë nga Kupa e Botës dhe nga dëmtimet. Ne te Bajerni shpresojmë që të gjithë lojtarët do të jenë përsëri të shëndetshëm dhe nuk do të donim të bënim asgjë në merkaton e janarit”, u shpreh drejtori sportiv.