TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mauricio Sarri ka drejtuar Lacion në një tjetër triumf në derbin e kryeqytetit në Serinë A dhe i ka dhënë skuadrës së tij një rezultat të rëndësishëm për renditjen, pro edhe për moralin në një sfidë shumë të luftuar ndaj Romës. Ai nuk ka ngurruar ta quajë pas sfidës si një derbi më të ndezur se ato në Londër, ku ka drejtuar Çelsin ndaj rivalëve historikë.
“Sot kishte rëndësi vetëm të bënim të lumtur popullin tonë, Pastaj do të mendojmë për pjesën tjetër, por objektivi ishte ky.
Ndeshja nuk ishte shumë e bukur, por me shumë shpenzime energjie fizike dhe mendore. Dy qendërmbrojtësit kanë bërë mirë, sidomos te topat e gjatë në fund të ndeshjes.
Mua më jep kënaqësi të shoh djemtë të luajnë me zemër, më shumë se sa të shoh rregull dhe disiplinë taktike.
Ai i Romës është një nga derbit që ndjehet më shumë në botë. Në Londër për shembull, nuk ekziston kjo pjesëmarrje emocionale. Nuk është një ndeshje normale dhe këtë javë ndoshta e kemi vuajtur pak këtë”, theksoi Sarri pas fitores 1-0 në derbi.