SPORT, 6 Nëntor 2022, 19:23

Vedat Muriqi “rrëmben skenën”, sulmuesi kosovar shënon në portën e Vilarealit

Vedat Muriqi “rrëmben skenën”, sulmuesi kosovar

Vedat Muriqi është shndërruar në protagonist absolut te Majorka.

Sulmuesi dardan po shënon rregullisht, duke bërë kështu që të fitojë besimin e të gjithëve.

Sot, Muriqi realizoi gol në minutën e 32-të ndaj Vilarealit në transfertë, në ndeshjen e La Liga ( e cila po luhet ende).

Ky është goli i shtatë i tij në kampionatin spanjoll këtë sezon, në dhjetë ndeshje të luajtura.

Nëse 28-vjeçari vazhdon me këto shifra, nuk do të ishte çudi ta shikonim në një skuadër të madhe.