AKTUALITET, 7 October 2026, 12:55

"Duhet konsensus"/ Zgjedhje me dy raunde, Shehi: Të shtyhet seanca, kryetar kur votojnë mbi 50 përqind

"Duhet konsensus"/ Zgjedhje me dy raunde, Shehi: Të shtyhet

Dashamir Shehi i ka dhënë një tjetër propozim PS-së dhe PD-së sa i përket reformës territoriale. 

Sipas tij në zgjedhjet vendore duhet të ketë sistem me dy raunde dhe ku të jetë e detyrueshme pjesëmarrja e mbi 50 për qind të zgjedhësve.

 Sipas tij nëse reforma votohet pa konsensus ajo nuk do të krijojë stabilitet

Në seancën e së enjtes mazhoranca socialiste do të kërkojë votimin e reformës territoriale ku kërkon shkrirjen e 15 bashkive ndërsa PD propozon shkuarjen në 100 të tilla.

Përmes një dalje për mediat kreu i LZHK Dashamir Shehi kërkon shtyrjen për gjetjen e konsensusit mes palëve, por jep dhe një tjetër propozim.

Madje ai kërkon që procesi elektoral të konsiderohet i rregullt kur kutive i drejtohen më shumë se 50 për qind e zgjedhësve.

Shehi ka paraqitur gjithashtu një alternativë për organizimin territorial të vendit. Sipas tij, duhet të rikthehet sistemi i komunave, ndërsa numri i qarqeve duhet të reduktohet.

“Ne jemi për një logjikë tjetër që të bashkojmë komunitetet. Domethënë të krijohet koncepti i bashkive dhe i komunave se është më logjike për realitetin shqiptar.

E dyta ne jemi edhe për uljen e numrit të qarqeve që të ketë edhe substancë kjo reformë. Kemi 12 qarqe në një vend që bashkitë e komunat që janë bërë pak s’ka më logjikë kjo punë. Ne jemi për kalimin me dy raunde për zgjedhjet për kandidatë për kryetarë”, tha Shehu.

Në lidhje me protestën e parlajmëruar nga opozita nesër përpara Parlamentit, Shehu tha se zgjidhja, nuk vjen përmes tubimeve, por përmes kompromisit politik

“Nuk është kjo s’është çështje proteste se nuk e zgjidh proteste këtë punë. Këtë punë e zgjidh një kompromis sepse ligji do kalojë atje në parlament dhe nuk do ishte logjike që të përfundoj me 82 tre vota të ardhura atje sepse në këtë lloj logjike, mbas dy vjetëve del një forcë tjetër një realitet tjetër një parlament tjetër dhe kthehet mbrapa. Duam që të bëhet një gjë që qëndrojë minimalisht një reformë administrative duhet shkoj dy dekada”, shtoi ai.