SPORT, 6 Nëntor 2022, 17:09

Shokohet Mançester Junaitid, mbetet jashtë zonës Champions

Shokohet Mançester Junaitid, mbetet jashtë zonës Champions

Mançester Junaitid ka pësuar disfatë 3-1 në transfertën e Premier Ligë ndaj Aston Vilës.

“Dora” e trajnerit të ri të skuadrës së Aston Vilës, Unai Emery dha efektet e veta që në minutat e para. Ekipi nga Birmingham realizoi dy herë në fillimin e sfidës, me anë të Baily (7') dhe Digne (11').

“Djajtë e kuq” ishin mjaft me fat, teksa një autogol i Ramsey në minutën e 45-të hap llogaritë e ndeshjes. Gjithsesi, po Jacob Ramsey do të shlyente gabimin sapo filloi fraksioni i dytë, me goditjen e tij që shkoi pas shpinës së De Geas në minutën e 49-të.

Kristiano Ronaldo e nisi si titullar këtë takim, por si shumë herë këtë sezon, edhe këtë të dielë pasdite nuk bëri dot ndryshimin. Aston Vila merr pikë të rëndësishme për ngjitjen në tabelë, ndërsa Junaitid mbetet e pesta.

Shokohet Mançester Junaitid, mbetet jashtë zonës Champions