TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli ka mundur Totenhemin në Londër (1-2), në një sfidë tejet emocionuese.
Goli i parë "The Reds" do të vinte në minutën e 11-të nga Mohamed Salah. Egjiptiani tregoi edhe një herë klasin e tij, pas një assisti të Nunez.
Ekipi i Jurgen Klop ishte dominues gjatë fraksionit, ndërsa "Spurs" u përpoqën që të shfrytëzonin aftësitë e Harry Kane.
Sulmuesi Kane vuri jo pak në vështirësi kundërshtarët dhe mbeti një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Alisson. Dyfishimi i shifrave do të vinte nga Salah, në të 39-tën.
Ekipi i Kontes do të ngushtonte shifrat me Kane (70'), për t’i dhënë kuptim pjesës së mbetur të takimit që ishte mjaft i luftuar, por në fund pa Liverpulin si fitues.
