SPORT, 6 Nëntor 2022, 09:51

Sonte, ora 20:45/ 170 shtete dhe mbi 350 milionë shikues, derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit do të jetë “zjarr”

Sonte, ora 20:45/ 170 shtete dhe mbi 350 milionë shikues, derbi i

Juventus-Inter ndoshta ka humbur pak nga sharmi i viteve të kaluara, por gjithsesi mbetet në sfidë shumë e rëndësishme, e cila thith një audiencë tepër të madhe në të gjithë botën.

Transmetimin e saj në kohë reale e kanë kërkuar 170 shtete dhe audienca pritet që të kalojë 350 milionë ndjekësit.

Ndërkohë, duke parë edhe gabimin që vuajti me VAR-in në sfidën kundër Salernitanës, kamerat në dispozicion të arbitrave për këtë sfidë do të jenë 30 të ndryshme, ndërsa këndet e transmetimit do të mbulohen nga 40 kamera të tjera.

Ndërkohë, në tribunë specifike priten 350 gazetarë dhe 70 fotografë përreth fushës torineze.