SPORT, 7 Nëntor 2022, 10:22

Humbja kundër Juventusit, Inzagi akuzon dy lojtarë për golat e pësuar: Mund të kishin bërë faulle

Humbja kundër Juventusit, Inzagi akuzon dy lojtarë për golat e

Juventus mundi Interin me rezultatin 2-0 në javën e 13-të të Seria A. Padyshim lojtari i ndeshjes ishte mesfushori i Juves, Filip Kostiç. 

Pas humbjes, trajneri Simeone Inzagi u shpreh se lojtarët e Interit mund të bënin diçka më shumë për të ndaluar serbin.

“Duhet punë edhe për golat e pësuar, siç janë dy golat e grumbulluar në kundërsulm, në të cilët mund të kishim bërë dy faulle. Një ekip si i yni nuk mund të mos i ndalojë ato veprime”, u shpreh Inzagi.

Në aksionin e golit të parë, Barela mund ti kishte shkaktuar një faull që sigurisht do t’i kushtonte kartonin e verdhë, por që do t’i kishte shmangur telashet më të këqija. Ndërsa hezitimi i Belanova për golin e dytë është më pak i dukshëm, megjithatë mbrojtësi i krahut mund ta kishte bllokuar serbin përpara se ti jepte asistin Faxhiolit.