SPORT, 6 Nëntor 2022, 15:00

Dinamo rikthehet te fitorja, blutë mposhtin Turbinën dhe ngjiten në krye

Dinamo rikthehet te fitorja, blutë mposhtin Turbinën dhe ngjiten

Dinamo është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur 2-0 Turbinën në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Parë.

Një sfidë ku pati raste për penallti për të dyja anët, por arbitri kryesor, Xhulian Bacaj ka vijuar lojën në të dyja rastet.

Goli i parë për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede u shënua nga një 19-vjeçar, Alisio Preloshi (81'), i cili me një eurogol me roveshatë, i ka dhënë tre pikë të çmuara ekipit kryeqytetas.

Goli i dytë erdhi në minutat shtesë sërish nga një supergol, me anë të Prodanit (90+3').

Me këtë triumf, blutë ngjiten përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndërsa cërrikasit me këtë humbje mbajnë sërish vendin e fundit në tabelën e renditjes me 5 pikë të grumbulluara.