SPORT, 6 Nëntor 2022, 11:32

KATEGORIA SUPERIORE/ Orare të njëjta, sfida në tre ditë dhe spikasin “Klasikja e Shqipërisë” e derbi i Durrësit. Ja axhenda e javës së 12-të

KATEGORIA SUPERIORE/ Orare të njëjta, sfida në tre ditë dhe

Kategoria Superiore do të rikthehet të zhvillojë javën e 12-të në tre ditë të ndryshme fundjavën e ardhshme.

Kjo javë futbollistike do të jetë disi ndryshe duke parë se Vllaznia do të luajë si skuadër pritëse në stadiumin “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës dhe Teuta do të luajë si pritëse në Rrogozhinë në derbin e Durrësit me Erzenin sepse të dy stadiumet si “Loro Boriçi”, po ashtu edhe “Niko Dovana” i janë nënshtruar mbjelljes së barit.

Dy ndeshjet që do të çelin javën e 12-të do të jenë, “Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana dhe Egnatia-Laçi, të dyja me fillim nga ora 13:00.

Të dielën, do të luhen sërish dy ndeshje në orën 13:00, Partizani-Bylis, në stadiumin “Partizani” dhe Egnatia-Laçi. Të hënën, javën e 12-të do ta mbyllë derbi i Durrësit, Teuta-Erzeni, e cila do të luhet në orën 13:00 në stadiumin “Arena Egnatia”.

AXHENDA E JAVËS SË 12-të NË KATEGORINË SUPERIORE –

VLLAZNIA – TIRANA | 13:00 | Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë |

EGNATIA – LAÇI | 13:00 | Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë |

PARTIZANI – BYLIS | 13:00 | Stadiumi “Partizani”, Tiranë |

KASTRIOTI – KUKËSI | 13:00 | Stadiumi “Kamza”, Kamëz |

TEUTA – ERZENI | 13:00 | Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë |