TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk shkëlqen si dikur, megjithatë, Lionel Mesi shpreson ta fitojsë sërish Champions League. Ylli argjentinas ka dhënë një intervistë për revistën e PSG-së, në të cilën ka folur për mundësinë që të fitojë Champions League dhe Ligue 1.
“Është e komplikuar ta fitosh Champions League, sepse është një kompeticion ku marrin pjesë skuadrat më të mirë dhe ku çdo detaj, çdo gabim sado i vogël mund të të eliminojë.
Besoj se kemi një skuadër që mund ta fitojë. Kjo ide na entuziazmon dhe shpresojmë t’ia dalim. Ligue 1 është një kampionat që është përmirësuar shumë dhe klubi ka rritur shikueshmërinë e kampionatit në botë.
Sot është një kampionat shumë i luftuar, ku çdo skuadër është e aftë të të mundë dhe të të dëmtojë. E shikoj kampionatin francez si një kampionat gjithmonë e më shumë të ekuilibruar. Është bërë më e vështirë të fitohet çdo ndeshje në këtë sport” – u shpreh Mesi.