SPORT, 17 Shkurt 2022, 16:44

Simeone drejt lamtumirës, Atletiko Madrid kërkon trajner të ri

Simeone drejt lamtumirës, Atletiko Madrid kërkon trajner të ri

Atletico Madrid nuk po kalon sezonin më të mirë të mundshëm, duke qenë në vendin e 5-të dhe larg kreut dhe paraqitjeve të mira.

Në fakt, humbja në shtëpi nga Levante ishte qershia mbi tortë.

Në qendër të vëmendjes është Diego Simeone, i cili për herë të parë në dhjetë vitet e tij në pankinën e Atleticos sheh vështirësi të mëdha.

Drejtuesit e Atl Madrid kanë nisur sulmin për të gjetur trajner të ri. Simeone është te Atletico që nga dhjetori i vitit 2011, duke numëruar 561 ndeshje.

Me argjentinasin në pankinë, madrilenët kanë arritur në dy finale të Champions League.