SPORT, 17 Shkurt 2022, 23:19

Europa League/ Gjimshiti i jep fitoren Atalantës ndaj Olimpiakosit, humb Lacio e Strakoshës

Europa League/ Gjimshiti i jep fitoren Atalantës ndaj Olimpiakosit, humb

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i ka dhënë fitoren Atalantës në ndeshjen e parë të 1/16 përballë Olimpiakos, e vlefshme për Europa League.

Futbollisti kuqezi shënoi dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me kokë e më pas me këmbë, duke përmbysur rezultatin.

Grekët ishin të parët që shënuan në minutën e 16 me Soares, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë Gjimshiti barazoi rezultatin në minutën e 61-të, ndërsa 2 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë.

Në minutat e mbetura bergamaskët tentuan sërish të shënonin, por rezultati nuk ndryshoi. Takimi i kthimit në Pire do të luhet pas një jave.

Ndërkohë, Lacio nuk ka rezistuar dot deri në fund në sfidës ndaj Portos, të humbur 2-1. Skuadra ku titullar ishte Thomas Strakosha, është përmbysur nga vendasit në transfertë pasi kishte kaluar në avantazh me Zakanjin.

Sevilja ka fituar në shtëpi me shifrat 3-1, kurse Real Socidead ka marrë një barazim të rëndësishëm 2-2 në transfertë, duke vendosur të dy skuadrat spanjolle në kushte mjaft të favorshme për kalimin e turit.

Në katër ndeshjet e orës 18:45 të Europa League, sfida mes Barcelonës dhe Napolit është mbyllur në barazim 1-1.

Ishte skuadra italiane ajo e cila kaloi në avantazh në pjesën e parë të sfidën me atë në Zielinskit, ndërsa katalanasit e Xavit arritën të barazonin në pjesën e dytë me anë të Torres me penallti.

Rangers ka “shkatërruar” skuadrën e Borussia Dortmund me rezultatin e thellë 4-2, duke surprizuar jo pas gjermanët. Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll me avantazhin 2-0 të Rangers, por në pjesën e dytë u shënuan edhe 4 gola të tjerë, me verdhezinjtë që nuk mundën të përmbysnin rezultatin përballë dëshirës së Rangers.

Edhe Sherif Tiraspol i Regi Lushkjes arrit të marrë një fitore në shtëpi 2-0 përballë Braga, duke siguruar kështu një fitore shumë të rëndësishme në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi drejt trofeut të Europa League.

Gjithashtu fitore arriti edhe Betis përballë Zenit me shifrat 3-2. Vlen të theksohet se të 5-të golat u shënuan në pjesën e parë të takimin, ndërsa pjesa e dytë nuk arriti të kishte një ndryshim rezultati me skuadrat që u “dakortësuan” me rezultatin.