TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për Kosovën nën fazën “play off” për Botërorin 2026. Mbrojtësi është dëmtuar te Napoli dhe do të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë, duke rrezikuar që të jetë i gatshëm ndoshta vetëm për mbylljen e sezonit.
Rrahmani u dëmtua të dielën ndaj Romës. Kështu u detyrua të largohet nga fusha e blertë në minutën e 70-të. Rrahmani është parë edhe si ndër të preferuarit e trajnerit Konte, pasi nuk diskutohej vendi si titullar te kampionët.
Kapiteni do i mungojë “dardanëve”, që me 26 mars përballen me Sllovakinë në transfertë. Rrahmani ndërkohë është penguar jo pak nga dëmtimet për këtë sezon.