TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani është në një moment të mirë dhe meritë ka sigurisht edhe trajneri përveç skuadrës. Stefano Pioli ka ditur të kapërcejë vështirësitë e kalendarit dhe të dëmtimeve duke hedhur gjithmonë në fushë skuadrën e duhur e cila më pas ka marrë rezultate. Të dielën do t’i bëjë vizitë Torinos, teksa mendja, vetvetiu shkon tek e mërkura kur të luajë me Salcburgun atë që ndoshta është ndeshja më e rëndësishme e kuqezinjve deri në këtë pikë të sezonit. Lidhur me këtë temë, por edhe shumë të tjera, trajneri i “Djallit” ka folur në një intervistë për televizionin e klubit kuqezi.
Vini nga një ndeshje ku dominuat. Si mund të ndikojë tek ekipi?
Ajo në Kroaci nuk ishte një ndeshje e lehtë. Sapo i morëm masat rivalëve në aspektin mbrojtës arritëm të dilnim në lojën tonë. Merita u takojnë djemve, por hapin e madh do të duhet ta hedhim ndaj Salcbugut.
Po, por përpara është Torino…
Përqendrim maksimal dhe shumë vullnet për të bërë më të mirën. Koha në dispozicion nuk ka qenë e madhe, por ky është ritmi e duhet të përshtatemi nëse duam të konkurrojmë në disa turne.
Cili është sekreti i këtij Milani?
Punë në grup dhe një organikë me djem që punojnë me zemër. Ata japin gjithmonë më të mirën dhe kam fatin të kem shumë cilësi në skuadër. Unë si trajner mundohem të shfrytëzoj maksimalisht secilin prej tyre.
Një ndihmë të madhe ua jep edhe stafi apo jo?
I dëgjoj gjithmonë mendimet e bashkëpunëtorëve të mi. Ata më përditësojnë vazhdimisht dhe unëmë pas komunikoj me lojtarët. Puna në grup është shumë erëndësishme dhe i kam mësuar lojtarët me dinamika të reja përpos atyre që kemi studiuar gjatëjavës.
Sa vështirësi parashikoni deri në fund të kësaj pjesetë sezonit?
Po luajmë mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions. Do tëjetë thelbësore që të ruajmë ritmin dhe ekuilibrat tanë. Kemi ende katër ndeshje në Serinë Apër të luajtur dhe një në Ligën eKampioneve. Duhet të mundohemi t’i fitojmë të gjitha.
Torino gjithashtu është një takimi vështirë dhe i rëndësishëm për renditjen tonë në kampionat. Do të luajmë në një fushë të vështirë, por do të dimë të jemi gati. Vjet Torino na krijoi shumë telashe.
Dhe më pas Salcburgu ndaj të cilit mund t’ju mjaftojë edhe një pikë…
Të mërkurën duhet të luajmë pamenduar për një barazim, sepse nuk është mentaliteti ynë. Do të ishte një gabim i rëndë të hynim me atë mentalitet. Jemi mësuar t’i luajmë ndeshjet duke e ditur se kemi një kundërshtar të rrezikshëm dhe cilësor. Duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm dhe të luajmë si Milan.