TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona ka arritur një fitore dramatike në La Liga, duke mposhtur Valencian e Gatuzos në minutën e 93-të. E kush tjetër? Robert Levandovski ishte heroi i katalanasve në këtë mbrëmje emocionuese, duke i dhuruar tripikë të arta skuadrës së Ksavit.
Teksa gjyqtari i katërt kishte sinjalizuar gjashtë minuta shtesë, pa u mbushur e treta, pas asistit të brazilianit Rafinja, bomberi polak u zgjat bukur brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetës.
Një fitore me shumë vlerë kjo për katalanasit, ndërkohë që vlen të theksohet se në minutën e 50-të, Valencia shënoi me Linon, po goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Me fitoren e sotme, Barça barazoi përkohësisht me pikë Realin, që ka një ndeshje më pak. Katalanasit kryesojnë me golavarazh më të mirë pas 12 javësh.
