SPORT, 6 Shkurt 2022, 23:14

Senegali fiton Kupën e Afrikës, mposht Egjiptin me penallti

Senegali fiton Kupën e Afrikës, mposht Egjiptin me penallti

Senegali ka dalë triumfues në Kupën e Kombeve në Afrikë, pasi arriti të mposhtë në finale me penallti Egjiptin.

Në duelin mes dy yjeve të Liverpul, ishte Mane ai që doli i lumtur nga kjo përballje, ndërkohë që Salah duhet të provojë zhgënjimin e dytë të një finaleje të humbur në Afrikë.

Sfida nisi me ritëm të lartë, ku që në fillim, Mane humbi rastin e artë me një penallti, e cila u prit nga portieri në minutën e 7-të.

Më pas asgjë nuk ndryshoi për minutat e mbetura, ku as minutat shtesë nuk bën punë me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.

Nga goditjet e 11-metërshave, Egjipti humbi dy prej tyre dhe Mane shënoi të fundit duke mos bërë dy herë të njëjtin gabim.

Kështu, Senegali e fiton për herë të parë Kupën e Kombeve të Afrikës.