SPORT, 13 Shkurt 2022, 12:26

Ish-mesfushori i Juventusit: Ronaldo? Vlahoviç, mbreti i ri i Torinos…

Ish-mesfushori i Juventusit: Ronaldo? Vlahoviç, mbreti i ri i

Momenti magjik i Dushan Vlahoviçit vazhdon dhe pa dyshim që dy golat në dy ndeshjet e para të sulmuesit serb kanë bërë edhe disa prej ish-juventinëve që të thurin elozhe për 22-vjeçarin.

Një prej tyre është edhe ish-mesfushori Alesio Takinardi.

“Dukej e vështirë se pas largimit të Ronaldos do të kishte një lojtar që të ishte kaq deciziv për Juventusin, por mendoj se pas golit me Sasuolon është Dushani mbreti i ri në Torino.

Vlahoviç është fantastik, një bomber që ashtu si Ronaldo jo vetëm garanton një gol për ndeshje, por di ta ndërtojë vetë dhe nga hiçi golin siç e pamë me Sasuolon.

Ka hipur Juven mbi shpatulla, ka sjellë eufori dhe tani nis pjesa më e bukur e sezonit”.