TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atletiko ka mposhtur rivalët e qytetit 1-0 në derbin e Madridit dhe falë këtij suksesi ka hedhur një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në Champions sezonin e ardhshëm. Një gol i Carrasco nga pika e bardhë e penalltisë ka vendosur fatin e derbit të kryeqytetit spanjoll. Por, duhet theksuar se sfida u fitua nga skuadra që ishte më e motivuar në këtë mbrëmje.
Dukej qartë që Reali mendonte për finalen e Parisit, ndërsa vendasit më të motivuar kanë arritur të marrin maksimumin në këtë përballje.
Ashtu siç pritej Atletiko Madrid nuk ka respektuar kampionët e rinj të Spanjës me “pasillo de honor”, duke mos bërë të famshmin “korridor lavdie” për Realin e Madridit.
Ancelotti ka lënë në stol disa lojtarë të rëndësishëm në derbin e Madridit, ndërsa Simeone me më të mirët kërkon që të sigurojë një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Atletiko është kërkuese që në minutat e para dhe i afrohet disa herë golit të avantazhit. Sfida do të zhbllokohet në fund të pjesës së parë nga Yannick Carrasco, që nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Reali mundohet të reagojë, por është e qartë që skuadra e Ancelottit mendon për finalen e Parisit dhe jo për derbin e Madridit.
Atletico kërkon të mbyllë ndeshjen dhe i afrohet golit të dytë me Griezmann, Carrasco dhe Cunha, ndërsa Reali rrezikon me Valverde në dy raste. Mbyllet 1-0 derbi i Madridit, që fitohet nga skuadra që ishte më e motivuar në këtë mbrëmje.
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Espanyol dhe Osasuna, që ndajnë nga një pikë në këtë javë të kampionatit spanjoll. Miqtë zhbllokojnë shifrat në pjesën e parë, ndërsa vendasit kthejnë gjithçka në ekuilibër në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat nuk kanë më objektiva në këtë sezon. / Oversport.tv