TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka rritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës në Turqi, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunspor.
Goli i parë mund të quhet një gol i gjithi shqiptar, pasi ai që e nisi aksionin ishte Odise Rosi, i cili me një krosim perfekt gjeti Bekim Balaj që nuk gaboi me një gjuajte fantastike me kokë.
Kjo mund të quhet si një histori e përsëritur, pasi një gol i Balajt i asistuar nga Roshi ka ndodhur dhe në Kroaci dhe Rusi.
Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish shqiptari që realizoi me një goditje me kokë, për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren Bolusporit, që e mban larg zonës së ftohtë të rënies.
Kështu Balaj shkon në kuotën e tre golave të shënuara me skuadrën turke.