SPORT, 8 Maj 2022, 12:45

Deri në 8 mijë euro nata! Fluturojnë çmimet e hoteleve për finalen e Conference League në Tiranë

Deri në 8 mijë euro nata! Fluturojnë çmimet e hoteleve

Finalja e Conference League do të zhvillohet në Air Albania dhe një sasi e madhe parash do të qarkullojë për të gjithë kryeqytetin.

Por shqiptarët mendojnë të parët për të rritur sa më tepër përfitimet dhe nuk e lënë në dorën e miqëve holandez dhe italianë.

Pa ardhur mirë dita e finales së madhe, nëse merr një dhomë në Tiranë në datën 25 maj kushton të paktën 700 euro.

Ndërkohë fantazia është shfrenuar me një çmim të vendosur në një hotel në zonën kryesore të Tiranës, ku për dy persona duhet të paguash 8000 euro për të fjetur.

Deri në 8 mijë euro nata! Fluturojnë çmimet e hoteleve