SPORT, 8 Maj 2022, 20:19

Bajernit i mungon motivimi, kampionët ndalen në shtëpi nga Shtutgarti

Bajernit i mungon motivimi, kampionët ndalen në shtëpi nga

Pasi u shpall kampion i vendit, Bajerni duket se ka ulur ritmin në Bundesligë, sepse ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit në shtëpi, duke barazuar 2-2 përballë Shtutgartit. Bavarezët nuk kanë ndonjë objektiv në këto javë të mbetura dhe miqtë nuk arrijnë të përfitojnë, që të marrim maksimumin e pikëve në transfertën në Mynih.

Tomas kalon në avantazh Shtutgart, por Bajerni përmbys gjithçka në pjesën e parë. Miqtë barazojnë në pjesën e dytë dhe ndonëse ka raste të shumta shënimi në të dyja portat, sfida mbyllet në barazim 2-2. Stuttgart duhet të vuajë edhe javën tjetër, sepse nuk e ka siguruar akoma qëndrimin në Bundesligë, ndërsa Play Out-i është i paevitueshëm tani.

Ka përfunduar 1-1 sfida e javës së parafundit të Bundesligës mes Eintraht Frankfurt dhe Borusia Mynshengladbac. Miqtë shënojnë shumë shpejt me Plea, por vendasit barazojnë në pjesën e dytë me Paciencia.

Dy skuadrat ndajnë nga një pikë, që ndryshon asgjë në renditje, sepse të dy klubet nuk kanë më asnjë objektiv për të arritur në kampionat.