TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Siti hedh një hap të rëndësishëm drejt triumfit përfundimtar në Premier League, duke përfituar nga ndalesa e Liverpulit, që një ditë më parë barazoi 1-1 përballë Tottenhamit.
Citizens nuk e vunë në diskutim suksesin ndaj Njukasëllin, që e mposhtën thellë 5-0, me diferencën me “The Reds” që tashmë shkon tri pikë (86/83).
Në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolës i dha drejtim të pakthyeshëm sfidës që në minutën e 19 me golin e Sterling, ndërsa në të 38-tën dyfishoi epërsinë Laporte. Rodri shënoi të tretin për vendiësit në minutën e 61-të, për të ardhur më pas te dy finalizimet në kohën shtesë që mbajnë firmat e Foden dhe Sterling, me këtë të fundit që sigloi dygolësh.
Në tri javët e mbetura, Mançester Siti mund t’ia lejojnë vetes edhe një barazim për t’u shpallur kampion. Në rast se City e Liverpooli e mbyllin me pikë të barabarta, për të përcaktuar fituesin do të luhej një ndeshje shtesë.