TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myrto Uzuni gjeti golin e parë me fanellën e Granadës në La Liga, në fitoren e thellë 2-6 në transfertë përballë Majorkës, e cila e ndihmon në garën për mbijetesë.
Në vlerësimet e pas ndeshjes, media prestigjioze spanjolle, “AS”, nuk i kurseu elozhet për sulmuesin shqiptar.
“Shqiptare, më në fund, ndjeu peshën e një goli. Ai shënoi golin e 2-5, pas një asisti nga Molina. Por në përgjithësi, ai punoi dhe ushtroi presion gjatë gjithë kohës. Një luftëtar i mirëfilltë”, shkruhej në vlerësimin e medias spanjolle për Uzunin.