SPORT, 7 Maj 2022, 23:47

Nuk i ndodhte prej 19 vitesh, ja statistika e tmerrshme e Ronaldos në sezonin e kthimit të Mançester Junajtid

Nuk i ndodhte prej 19 vitesh, ja statistika e tmerrshme e Ronaldos në

Mançester Juanjtid i ka thënë sot lamtumirë edhe matematikisht mundësisë që të kualifikohet në Ligën e Kampioneve.

Humbja turpëruese 4-0 ndaj Brajton ka bërë që “djajtë e kuq” të jenë matematikisht jashtë garës dhe tani duhet të mendojnë për Ligën e Europës.

Një disfatë për klubin e sidomos për “Mr. Champions”, Kristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez, thuajse gjatë gjithë karrierës së tij ia kishte dalë që të siguronte pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për klube e mendonte se me Junajtid do ta kishte të sigurt gjithashtu.

Kudo që kishte luajtur, Ronaldo kishte siguruar për 19 vite radhazi praninë në Ligën e Kampioneve në edicionin pasardhës.