SPORT, 7 Maj 2022, 22:54

Spektakël për një pikë, Totenhemi ndal Liverpulin në “Anfield”. Feston Mançester Siti

Spektakël për një pikë, Totenhemi ndal Liverpulin në

Totenhemi i Antonio Kontes ndali Liverpulin në një barazim 1-1 në mitikun “Anfield”, rezultat që favorizon Mançester Siti në garën për titullin.

Pika e sotme ka ngjitur “The Reds” përkohësisht në vend të parë me 83 pikë, po sa sa Siti që nesër prej Njukasëllin në shtëpi.

Merr fund ecuria fantastike prej 12 fitoresh radhazi dhe pesë ndeshjesh pa pësuar në “Anfield” për Liverpulin.

Totenhemi kaloi në avantazh në minutën e 56-të. Kapiteni Kane lëvizi bukur, pasoi për Ryan Sessegnon, ndërsa ky i fundit dhuroi një asist për Son Heung-Min, i cili dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur heshtjen në “Anfield”.

Vendasit ndërruan marsh dhe barazuan çerek ore nga fundi, duke pasur edhe pak fat. Gjuajtja e Luis Diaz u devijua nga Bentancur përpara se të ndalej në rrjetë. Publiku nisi të besojë, Liverpool tentoi deri në fund, por goli i fitores nuk erdhi. Dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa në fund festuan… Mançester Siti dhe Pep Guardiola.

Spektakël për një pikë, Totenhemi ndal Liverpulin në