SPORT, 6 Shkurt 2022, 23:30

Reali i Madridit mposht Granadën, Uzuni debuton në La Liga

Reali i Madridit mposht Granadën, Uzuni debuton në La Liga

Reali i Madridit ka arritur të mposhtë minimalisht Granadan (1-0) në "Santiago Bernabeu", në kuadër të javës së 23 të La Liga.

“Galaktikët” ishin pa dy sulmuesit kryesorë të këtij sezoni, Benzema dhe Vinicius me Ançelotin që vendosi ta nisë ndeshjen me Iskon si qendërsulmues.

Në krahun tjetër titullar ishte Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar iu afrua golit në pjesën e parë, por u tregua i pasaktë përballë Kurtua. Ai u aktivizua për 80 minuta.

Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 74-t me golin e Marko Asensios, që i dha Realit tri pikë të rëndësishme dhe e shkëput nga vendi i dytë më gjashtë pikë.

Granada në krahun tjëtër vazhdon t'i afrohet zonës së rrezikut, pasi renditet në vendin e 16-të.