SPORT, 1 Shkurt 2022, 14:47

Ramsej i vjen në “ndihmë” Juventusit, ja sa kanë kursyer bardhezinjtë nga largimi i mesfushorit

Ramsej i vjen në “ndihmë” Juventusit, ja sa kanë

Aron Ramsej u largua nga Juventus në ditën e fundit të merkatos, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Alegri. Uellsiani u huazua deri në fund të sezonit tek Glasgou Reinxhers me opsion blerjeje.

Ramsej luajti me Juventusin 70 ndeshje, pra 3043 minuta  dhe shënoi 6 gola. Ai u ble nga Arsenali për një total prej 26.4 milionë eurosh( duke llogaritur dhe rrogën), që i bie që ai i ka kushtuar bardhezinjve 8800 euro për një minutë.

Tek “Zonja e Vjetër” shpresojnë që huazimi të kthehet në blerje pasi lojtari peshon shumë në arkat e klubit.