TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me anë të një konference për shtyp në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe kreu i shtangës Elez Gjoza, kanë njoftuar se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar për tu zhvilluar në Bullgari, do të mbahet tashmë në vendin tonë.
Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë.
Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti, pasi më parë siç dihet janë zyrtarizuar për tu zhvilluar në Tiranë, si zgjedhjet për Federatën Botërore, gjithashtu edhe Europiani i moshave U-20 dhe U-23.