TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSG ka mposhtur Inter Majemin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve.
Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së tij, që konsiderohej favorite absolute për fitoren. PSG e Luis Enrikes nuk e kishte aspak të vështirë, pasi shënoi katër gola që në pjesën e parë.
Golin e epërsisë PSG-ja e gjeti në minutën e gjashtë përmes Joao Neves, i cili realizoi me kokë për 1-0 pas asistimit nga Vitinha.
Ishte pikërisht Neves ai i cili realizoi edhe golin e dytë, kësaj radhe në minutën e 39-të për 2-0 pas asistimit nga Fabian Ruiz.
Në minutën e 43-të Miami ishin të pafat pasi Tomas Aviles realizoi në rrjetën e portës së tij për rezultatin 3-0.
Për epilogun përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Achraf Hakimi i cili në sekondat e fundit të pjesës së parë realizoi për 4-0.
Në çerekfinale PSG-ja do të takohet me fituesin e duelit mes Flamengos dhe Bayern Munich, sfidë kjo që do të luhet me fillim nga ora 22:00.
Dopieta e Neves, autogoli i Aviles dhe Hakimi vendosën fatin e ndeshjes. PSG pret të njohë tashmë kundërshtarin në çerekfinale.