TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike ka folur në prag të ndeshjes me Inter Majemin duke u ndalur te ish-lojtarët e tij, nga Mesi te Suarez.
“Nëse nuk mund t’ia marrim topin, gjërat nuk do të shkojnë mirë, sepse Buskets është gjithmonë i njëjtë, Leo Mesi është unik me topin në këmbë. Luis Suarez… e patë golin e fundit që shënoi, çfarë aftësie ka në menaxhimin e situatës, Zhordi Alba që vjen nga prapa, ai është gjithmonë i njëjtë. Ne të gjithë e dimë pasimin nga Leo te Zhordi në botën e futbollit”.
“Mesi është një model jo vetëm për të gjithë ne që jemi “Culers” (tifozë të Barcelonës) dhe që e shijuam Leon për kaq shumë vite te Barça, por edhe për të gjithë ata që e duan futbollin dhe vazhdojnë ta shohin Leo Mesin si një shembull për t’u ndjekur. Dhjetë, pesëmbëdhjetë vjet, nuk e di sa do të zgjasë kulmi i Mesit. Për mua, ai është pika e referencës si futbollisti më i mirë në histori, pa dyshim. Pranoj mendime të tjera, por mbi të gjitha, është kohëzgjatja dhe vazhdimësia gjatë viteve, duke garuar gjithmonë në nivelin më të lartë, duke luajtur çdo tre ditë”.
Duke kujtuar të kaluarën e tij te Barcelona, Enrike kujtoi: “Pata mundësinë të fitoja gjithçka si trajner te Barça dhe jo vetëm që i shijova ato tre vite, por edhe shumë seanca stërvitore, mendoj rreth 200 çdo sezon. E pashë Mesin të bënte gjëra në stërvitje që i përkasin një niveli tjetër, një realiteti tjetër, gjëra të pabesueshme. Dhe një aftësi dhe kontroll në menaxhimin e momenteve të lojës që vetëm dikush me ato cilësi mund ta bëjë të lehtë. Ishte një kënaqësi e vërtetë, një përvojë emocionale dhe mendoj se të gjithë kemi kujtime të mrekullueshme për të.”