SPORT, 9 Korrik 2022, 20:05

PSG-ja hap “supermarketin” për të interesuarit, kampionët e Francës nxjerrin 11 lojtarë në shitje

PSG-ja hap “supermarketin” për të interesuarit,

Trajneri i ri i PSG-së, Kristof Galtier, duket se nuk ka ndërmend të mbajë në skuadër lojtarë të cilët nuk janë pjesë e planeve të tij.

Siç bën me dije “Le Parisien”, kampionët e Francës kanë nxjerrë në shitje plot 11 lojtarë, duke përmendur dhe emrat e tyre.

Kurzaua, Ebimbe, Dialo, Gueje, Kehrer, Draksler, Paredes, Ikardi, Pereira, Herrera dhe Vajnaldum janë emrat që sipas të prestigjiozes franceze, do të shërbejnë si përfitim të ardhurash për PSG-në.