SPORT, 4 Shkurt 2022, 20:27

I mjaftojnë vetëm tri minuta në fushë, futbollisti shqiptar bën heroin dhe i dhuron fitoren Koniasporit

I mjaftojnë vetëm tri minuta në fushë, futbollisti shqiptar

Shqiptari i Kosovës, Zymer Bytyqi, ishte heroi i Koniasporit në triumfin 1-0 që skuadra turke arriti në shtëpi ndaj Giresunspor.

25-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 62-të, duke zënë vendin e Amilton. Vetëm 3 minuta i mjaftuan anësorit të majtë, për të tundur rrjetën dhe për 3 dhuruar 3 pikë të arta Koniasporit, që është pozicionuar në vendin e dytë me 48 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Trabzonspor.

Vlen të theksohet fakti, se Sokol Cikalleshi nuk ishte i gatshëm për këtë takim, ndërkohë që Endri Çekiçi u aktivizua në minutat e fundit, sa për statistikë. Klubi ku aktivizohen 3 futbollistët shqiptarë, Cikalleshi, Çekiçi dhe Bytyqi, është duke jetuar një ëndërr të madhe në elitën e futbollit turk.

Për sa i përket mesfushorit Bytyqi, ai është pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe është aktivizuar në disa ndeshje me “Dardanët”.