TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Levandovski deri tani ka fituar thuajse çdo duel përballë Erling Haland e duket se kjo situatë i ka dhënë mundësinë polakut që edhe të thumbojë talentin norvegjez. Ky i fundit shihet si një nga bomberat e të ardhmes e shumëkush e cilëson me Levandovskin në vitet e tij të para në Gjermani.
Por vetë polaku, në një intervistë të dhënë në vendlindje, ka hedhur dyshime mbi aftësitë e sulmuesit norvegjez.
“Ky është një lojtar i ndryshëm nga unë. Haland është i fortë, i shpejtë, fizik. Fakti që ka një potencial të madh nuk nënkupton se do të bëhet medoemos një yll për shumë vite radhazi. Nuk më pëlqen të krahasohet një lojtar 33-vjeçar me një që është 21. Haland është një lojtar i madh dhe është një kënaqësi ta shohësh të luajë. Por çdokush ka rrugëtimin e tij të rritjes”, tha sulmuesi polak i Bajern Mynih.