TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zinedin Zidan dëshiron Kristiano Ronaldon t’i bashkohet te PSG-ja nëse francezi do të zëvendësojë Mauricio Poçetinon në stol në fund të sezonit. Portali francez “le10 Sport” pretendon se Zizu pritet të marrë vendin e teknikut argjentinas, i cili me shumë gjasë mund të rikthehet në Premier Ligë, në stolin e “Old Trafford”.
Zidan dhe Ronaldo patën një bashkëpunim të shkëlqyer te Reali, ku ata fituan tri herë radhazi Ligën e Kampioneve. Por, që të dy u larguan nga “Bernabeu” në verën e 2018-ës.
Por, portugezi ka ngelur i pakënaqur nga rezultatet dhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions sezonin e ardhshëm, ai do të merrte seriozisht në konsideratë largimin.