SPORT, 4 Shkurt 2022, 19:17

Uzuni ëndërron debutimin historik në “Bernabeu” ndaj Realit, trajneri i Granadës: Ka përvojë dhe ritëm

Uzuni ëndërron debutimin historik në “Bernabeu” ndaj
Trajneri i Granadës, Roberto Moreno

Myrto Uzuni bëri hapin e madh në karrierë, teksa u transferua nga hungarezët e Ferencvarosh te Granada në La Liga. Ylli i Kombëtares shqiptare, ëndërron debutimin historik në “Bernabeu” ndaj Realit këtë fundjavë.

Gjasat janë të mëdha që beratasi të jetë në fushë ndaj madrilenëve, qoftë edhe për disa minuta. Kjo gjë u la të kuptohej nga deklarata e trajnerit të Granadës, Roberto Moreno, në prag të ndeshjes që do të luhet të dielën në orën 21:00.

Uzuni ëndërron debutimin historik në “Bernabeu” ndaj
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni

“Uzuni është përballur me ekipe si Barcelona apo Betis në kompeticionet europianie. Ka përvojë dhe ritmin e duhur për të sjellë konkurrencën. Kjo është në favor të tij dhe do ta ketë më të lehtë për t’u përshtatur dhe për të na ndihmuar”, u shpreh trajneri i Granadës.