SPORT, 5 Shkurt 2022, 10:50

Allegri e do, Atletico Madrid nuk e pranon ofertën e re për Alvaro Morata

Allegri e do, Atletico Madrid nuk e pranon ofertën e re për Alvaro

Alvaro Morata ne verë do të mësojë të ardhmen e tij. Sulmuesi është i huazuar te Juventusi, që ka mundësinë ta blejë në verë nga Atletico Madrid.

Mundo Deportivo shkruan se trajneri Massimiliano Allegri dëshiron ta mbajë në ekip sulmuesin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm.

Problemi qëndron te paratë. Bardhezinjtë kanë të drejtën për ta blerë Morata për shumën e 35 milionë eurove.

Juventusi po tenton ta ulë këtë çmim në 20 milionë euro, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta marrë parasysh këtë kërkesë.

Deri më tani Juventusi i ka paguar 20 milionë euro vetëm për huazimin në dy sezone.