TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inter Miami CF synon të transferojë mesfushorin e Manchester United, Casemiro, ndërsa në skenë mbetet edhe mundësia që Cristiano Ronaldo t’i bashkohet klubit ku aktivizohet aktualisht Lionel Messi.
E ardhmja e brazilianit në “Old Trafford” është bërë e pasigurt pasi Sir Jim Ratcliffe bleu një pjesë të aksioneve të klubit dhe synon uljen e kostove të pagave, ndërkohë që Casemiro është mes lojtarëve më të paguar në skuadër.
Mesfushori ka kontratë edhe për dy vite, me opsion zgjatjeje për një sezon të tretë. Megjithatë, problemet me lëndimet gjatë këtij edicioni, të kombinuara me pagën e lartë, kanë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.
Casemiro përfiton afro 27 milionë euro në sezon. Përveç interesimit të mëhershëm nga klubet saudite Al-Nassr FC dhe Al-Hilal SFC, tashmë edhe Inter Miami është shfaqur si një kandidat serioz për shërbimet e tij.
Sipas The Sun, klubi amerikan e konsideron Casemiron një përforcim kyç në projektin për të mbledhur yje të futbollit botëror. Nëse transferimi realizohet, ai do t’u bashkohej ish-lojtarëve të FC Barcelona, Messit dhe Luis Suarez.
Në këtë kontekst përmendet edhe emri i Ronaldos, çka do të sillte ribashkimin e treshes që dominoi Europën me fanellën e Real Madrid CF.
Kujtojmë se Casemiro iu bashkua Manchester United në vitin 2022 nga Real Madridi për 82.6 milionë euro. Këtë sezon ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistime në 21 paraqitje.
Casemiro draws interest from Inter Miami in transfer that would see him become 28th to play with Ronaldo and Messihttps://t.co/ZwezThye3uhttps://t.co/ZwezThye3u https://t.co/KrS549S7ZW
— Irish Sun Sport (@IrishSunSport) February 21, 2026